Flash News

KRYESORE

Tiranë/ Punonjësi i FNSH-së qëllon me plumb në kokë kushëririn pas sherrit të çastit

Tiranë/ Punonjësi i FNSH-së qëllon me plumb në

Një punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë u arrestua nga policia në Tiranë, pasi qëlloi me plumb në kokë kushëririn. Ngjarja ndodhi sot në Pezë dhe sipas hetuesve situata u përkeqësua pas një konflikti të çastit mes të dyve.

Autori i krimit, Flamur Karaj, pas krimit u vetëdorëzua në polici, ndërkohë që i plagosuri Enver Karaj u dërgua menjëherë drejt spitalit të Traumës. Gjendja e tij është e rëndë si pasojë e plagës së marrë. Ngjarja shkaktoi panik te qytetarët në Pezë, për më tepër që autori i krimit është punonjës i FNSH-së.

Njoftimi i policisë:

“Në fshatin Dorëz, komuna Pezë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit mes dy kushërinjve, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E.K, i cili është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore. Autori i plagosjes shtetasi F.K, aktualisht ndodhet i shoqëruar në Polici. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”.

Të fundit