Flash News

KRYESORE

Tiranë/ I riu kapet në tentativë për të futur kanabis në burg

Tiranë/ I riu kapet në tentativë për të futur kanabis

Një 24 vjeçar në Fier është arrestuar nga policia pasi u kap në tentativë për të futur lëndë narkotike në burgun e këtij qyteti.

Në pranga ka rënë Aldorjan Loci, banues në Tiranë.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në I.E.V.P Fier, gjatë kontrollit të ushtruar j’u gjet dhe j’u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 0.20 gr lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa” informon policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Të fundit