Flash News

KRYESORE

Tiranë/ Shpërthim i fuqishëm me eksploziv në "Vasil Shanto", dyshimet e para

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur pak minuta më parë në një zonë të Vasil Shanto. Një mjet i dyshuar tip “Benz A-Class” është hedhur në erë me shpërthim të telekomanduar, ndërkohë që ka qenë duke lëvizur mbi urë.

Mësohet se, lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e përparme të automjetit, ndërkaq nga të dhënat paraprake të grumbulluara deri më tani dyshohet për një viktimë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të detajeve. Deri më tani, bëhet me dije se drejtuesi i automjetit është nxjerrë nga makina shenja jete dhe është transportuar në spital.

Shpërthimi i fuqishëm i ndodhur në një zonë mjaft të frekuentuar ka tronditur qytetarët. Ndërkaq, nuk ka persona të lënduar nga kalimtarët e rastit.

Po ashtu, vlen të përmendet se një version tjetër për ngjarjen është ai i një shpërthimi aksidentalisht të mjetit, pasi ishte i pajisur me impiant gazi.

Ekspertët policor po kryejnë verifikimet e nevojshme.

Të fundit