Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Tiranë/ Shtirej si punonjës i ambasadës, zhvati 70 mijë euro me premtime për vizë kanadeze
Një 47-vjeçar u shpall fajtor nga Gjykata e Tiranës pasi u akuzua për përfitimin e 70 mijë eurove përmes mashtrimit duke u hequr si punonjës ambasade. Fatmir Alla ia kishte marrë këtë shumë parash një qytetari duke i premtuar viza kanadeze për familjarët e tij, shkruan “Panorama”.
Për t’u dukur bindës, Alla është prezantuar si punonjës i Ambasadës Britanike në Tiranë dhe se kishte njerëz që e ndihmonin në njësinë diplomatike. Duke i besuar fjalëve të tij dhe faktit se do të prekte “ëndrrën amerikane”, K. C. ia ka dorëzuar të gjithë shumën, në disa këste, para se të kuptonte se kishte rënë pre e një mashtrimi. Në përfundim të gjykimit, një treshe gjyqtarësh të kryesuar nga Bedri Qori vlerësuan se i pandehuri Alla duhet të shpallej fajtor për akuzën e “mashtrimit në dëm të disa personave dhe me pasoja të rënda”. Ai u dënua me 7 vjet e 6 muaj burg, dënim që u ul në 5 vjet për shkak të shqyrtimit të çështjes me procedurën e gjykimit të shkurtuar.
Në të njëjtin vendim, Alla u vlerësua fajtor edhe për një episod tjetër mashtrimi, atë të shtetasit I. Sh., të cilit i ka marrë një shumë prej 2 mijë euro për “shitjen” e mjetit tip “Mercedes Benz ML”, që i përkiste një personi tjetër. Në vijim, zbardhen dy episodet e mashtrimit të të pandehurit Alla referuar vendimit të gjykatës. MASHTRIMI 70 MIJE EURO Më datë 18.10.2016 pranë Sektorit të Krimit Ekonomik e Financiar të Drejtorisë së Policisë Tiranë, shtetasi K.C ka bërë një kallëzim. Përpara Oficerëve të Policisë Gjyqë- sore ai ka pohuar se me shtetasin Fatmir Alla e ka prezantuar një miku i tij i quajtur B.D. Nga biseda e bërë me shtetasin Fatmir Alla, ky i fundit i është prezantuar si punonjës tek Ambasada Angleze dhe nxjerr viza në shtete të ndryshme si Angli, Kanada, Australi, Amerikë dhe se ka nisur shumë vetë, pasi e ndihmonin punonjës të Ambasadës Angleze. Shtetasi Fatmir Alla i ka premtuar se mund ta ndihmonte, por për këtë i duheshin një sërë dokumentesh, si certifikata familjare dhe personale të gjithë familjes dhe se në total i duheshin 70 mijë euro për ta mbaruar këtë punë e që të niseshin familjarisht.
PAGESAT Më datë 16.02.2016 i ka dhënë certifikatat dhe një kapar prej 10 mijë euro brenda në makinën e të pandehurit. Më pas i pandehuri i thotë se i kishte futur letrat në ambasadë dhe se vonohej përgjigjja për të dalë vizat. Në qershor të vitit 2016 i ka thënë se duhet t’i jepte pjesën e dytë të parave, shumën prej 20 mijë euro, pasi e kishte për t’ua dhënë sipas tij, punonjësve të ambasadës që do ta ndihmonin. Në korrik 2016 i pandehuri e ka njoftuar të dëmtuarin se duhej të paraqitej me gjithë familjen, pranë Konsullatës Kanadeze, në zonën e ish-Bllokut, për të depozituar edhe gjurmët e gishtave dhe ndërkohë i kërkon t’i jepte dhe diferencën e mbetur të parave prej 40 mijë euro pasi: “dikush nga ambasada dhe shefi i tij do të ikte në Kanada dhe se do të priste atje”. Ja ka dhënë shumën prej 40 mijë euro më 29 korrik 2016 në makinën e tij pranë “Kafe Europa”. PERGJIGJE NEGATIVE Ka pritur disa kohë dhe ka shkuar vetë sërish pranë ambasadës për të marrë përgjigje, pasi Fatmiri i mori paratë e mbante me shpresa dhe filloi të mos i hapte telefonin. Kur ka shkuar dhe është interesuar pranë Konsullatës, aty i kanë dhënë disa zarfe, brenda të cilave ishte përgjigje negative nga ambasada, pra u ishte refuzuar viza. Ka shkuar dhe ka biseduar sërish me të pandehurin, Fatmir Alla, i ka kërkuar paratë e dhëna, pasi vizat ishin refuzuar. Nga administrimi në fashikull i praktikave të refuzimit të vizave nga Ambasada Kanadeze, në Romë, Itali, për shtetasin K. e familjarët e tij, evidentohet fakti se nga ana e tij janë kryer pagesa në llogari të Ambasadës së Kanadasë në Itali, më 20.07.2016, dje, 22.07.2016. Qëllimi i pagesave në vlerat 130 euro për secilin nga 4 personat dhe 77 euro për gjendjen e aplikimit. Nga administrimi në fashikull i gjendjes së llogarisë së kallëzuesit K. në një bankë të nivelit të dytë më datë 29.07.2016 kanë qenë vetëm 266 euro, nga 60 mijë euro që ishte gjendja më 23.05.2017. KONTRATA Fatmir Alla i ka thënë se do t’ia kthente shumën shpejt, madje që të kishte garanci ai i ka kërkuar të firmosnin një deklaratë noteriale, ku të evidentohej se ai këto para ia kishte marrë borxh. Nga frika se mos ia mohonte këto, shtetasi K. ka pranuar dhe ka firmosur një deklaratë noteriale sikur këto para ishin marrë borxh. Në deklaratë përshkruhej detyrimi i të pandehurit Fatmir Alla ndaj shtetasit K. C. në shumën prej 70 mijë euro nga data 39.07.2016 dhe se paratë do të ktheheshin më datë 25.08.2016. Por me kalimin e afateve të parashikuara në kontratë, kjo sasi parash nuk i është kthyer shtetasit K. C., i cili duke e ndjerë që ishte mashtruar ka bërë kallëzim në Policinë Gjyqësore. HETIMI Është provuar se në Konsullatën e Nderit Kanadeze, me seli pranë Ambasadës Angleze në Tiranë nuk kishte qenë i punësuar asnjëherë as si i pandehur Fatmir Alla dhe nuk kishte qenë i punësuar as ndonjë person me emrin A. Oconor. Nga administrimi në fashikull i tabulateve të thirrjeve telefonike, provohet plotësisht se përgjatë periudhës kohore janar 2016-tetor 2016, midis të pandehurit Fatmirit dhe shtetasit të dëmtuar K. C. ka pasur me qindra komunikime të ndërsjella, të cilat rezulton se janë më intensive në periudhën gushttetor 2016. Nisur nga sa deklaron i pandehuri Fatmiri gjatë hetimit, që pranon se i ka marrë shtetasit K. C. shumën e lekëve me qëllim për ta pajisur me vizë atë dhe familjen e tij, fakti që i pandehuri Fatmir Alla nuk ka punuar asnjëherë në Ambasadën Kanadeze, gjithashtu as personi i pretenduar nga i pandehuri me emër A. Oconor, del se qëllimi i vetëm i tij ka qenë mashtrimi i shtetasit K. C. dhe përfitimi pasuror i padrejtë. DESHMIA E NDERMJETESIT U thirr dhe ju morë deklarim që tregon nga rrethanat e hetimit shtetasit B. D., i cili ka shpjeguar se: “Njihej prej vitesh me shtetasin Fatmir Alla dhe një ditë rastësisht kanë pirë kafe te një lokal.
Ai ka thënë se punonte tek Ambasada Angleze dhe Kanadeze dhe kishte mundë- si të nxirrte viza në këto shtete. Për këtë arsye B. D. i kishte thënë se kishte një mikun e tij që kërkonte të ikte në Kanada familjarisht dhe më vonë shtetasi B.D. i ka takuar këta dy shtetas. Gjatë takimit, Fatmiri me K. C. kanë biseduar se për nxjerrjen e vizave nevojiteshin 70 mijë euro. Nisur nga premtimi që Fatmir Alla kishte dhënë dhe nga prezantimi i tij si punonjës i Ambasadës Kandazeze, shtetasi K. C. kishte besuar dhe i kishte dhënë shumën prej 70 mijë euro, me disa këste, me premtimin që do të mundësonte që ai bashkë me familjen t’i dilnin vizat. Madje i pandehuri Fatmir Alla, sipas deklaruesit, i ka kërkuar shtetasit K. C. që të depozitonte shumën prej 60 mijë euro në një bankë të nivelit të dytë si garanci për Konsullatën Kanadeze. Tërheqjet nga banka për dhënien e parave të të pandehurit Fatmirit, pasi e njoftoi se i kishte dalë viza, janë bërë me këste, një herë në shumën prej 20 mijë euro dhe më pas me shumën prej 40 mijë euro, çka konfirmohet dhe nga tërheqjet e kryera në bankë. MASHTRIMI TJETER Në tetor të vitit 2016 në Prokurorinë e Tiranës është depozituar një tjetër kallëzim për “mashtrim” ndaj Fatmir Allës. Referuar vendimit të Gjykatës, në cilësinë e përfaqësuesit me prokurë të një personi tjetër, Alla ka lidhur një “këmbim pasurie të paluajtshme” me shtetasin A. A. Sipas kontratës, palët do të shkëmbenin një dyqan me një truall arë. Pronari i dyqanit, shtetasi A. A. i ka lënë të pandehurit mjetin “Mercedes Benz ML”, që do shërbente për përmbushjen e kontratës, por pa i bërë kalim pronësie. Kur ka shkuar në hipotekë për të bërë verifikimet me qëllim zbatimin e kontratës, ka rezultuar se trualli arë nuk ishte i lirë. Në këtë moment ai ka pezulluar kontratën dhe i ka kërkuar të pandehurit mjetin “Mercedes Benz ML”. Sipas gjykatës, i pandehuri nuk ia ka kthyer për disa muaj, derisa A. A. ia ka parë atë një shtetasi tjetër. Ai ka mundur të kontaktojë me këtë person, i cili i ka thënë se mjeti nuk ishte i tij, por i I. Sh. Kur kallëzuesi A. A. ka takuar edhe këtë të fundit, ai i ka thënë se mjetin ia kishte dhënë Fatmir Alla si kompensim për një borxh. Nga deklarimet e I. Sh. ka rezultuar se Fatmir Alla ishte në gjendje t’ia blinte mjetin për 3 mijë euro, pasi ishte në vështirësi ekonomike. Ai i kishte dhënë vetëm 2 mijë euro, ndërsa pjesën tjetër do t’ia jepte në momentin e kalimit të dokumenteve të pronësisë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38