Flash News

KRYESORE

Tiranë/ Të dënuarit për vjedhje e prostitucion ja hedhin bizneseve me euro false, arrestohen tre persona

Tiranë/ Të dënuarit për vjedhje e prostitucion ja hedhin

Tre persona u vunë në pranga nga Policia e Tiranës gjatë ditë së sotme pasi akuzohen se kanë bërë blerje të ndryshme në dyqane, pika karburanti e lokale në Tiranë dhe Durrës, me kartëmonedha euro false.

Kliton Nanushi, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për shfrytëzim prostitucioni, Juljan Mehmeti, 27 vjeç, banues në Përmet, Kleart Kalemi, 19 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me parë për vjedhje u vunë në pranga në flagrancë, ku në momentin e arrestimit policia i gjeti 500 euro të falsifikuara.

Sipas hetimeve të kryera, përreth dy muaj, në dyqane të ndryshme, pika karburanti dhe lokale në Qytetin e Tiranës dhe të Durrësit, tre të arrestuart bënin pagesa me kartëmonedha të prerjeve 50 euro të falsifikuara.

Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi një thikë me palosje, tre aparate telefonike, 10 kartëmonedha me prerje 50 Euro, 3 kartëmonedha me prerje 5000 Lekë, 2 kartëmonedha me prerje 1000 Lekë dhe 2 karta SIM

 Ata do të hetohen nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale “Falsifikim i monedhave", kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja pa leje e armëve të ftohta”

Të fundit