Flash News

KRYESORE

Tiranë/ Vdes 5 vjeçarja që u tërhoq zvarrë nga makina

Tiranë/ Vdes 5 vjeçarja që u tërhoq zvarrë nga makina

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme i cili ka rezultuar fatal për vajzën e vogël Ajla Kallari, e cila sot ka ndërruar jetë ne spital.

5-vjeçarja kishte marrë plagë të rënda në trup, ku dëmtimet më të mëdha i kishte të përqendruara në veshka dhe mushkëri.

Xhaferr Kallari bashkë me mbesën  e tij, Ajla Kallari, kanë qenë duke kaluar rrugën teksa janë përplasur nga një makinë tip “Volsëagen” e cila i ka tërhequr zvarrë për rreth 50 metra.

Ndërkohë që 77-vjeçari, gjyshi i vogëlushes së ndjerë, ka thyer brinjët por sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën.

Pranë JOQ ka shkruar një familjare e familjes Kallari, e cila jep edhe lajmin e hidhur që 5-vjeçarja ka ndërruar jetë.

“Ajla vdiq. Eshte nje humbje e pa besueshme për te gjithë ne Ajla dje ishte te un sot është me nje fustan te bardh po e qajnë”, shkruan e afërmja e familjes Kallari.

Të fundit