Flash News

KRYESORE

Tiranë, zjarr në një apartament, humb jetën një person invalid

Tiranë, zjarr në një apartament, humb jetën një person

Një person ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga flakët e zjarrit që përfshinë apartamentin ku ai banonte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.30 e mëngjesit në bulevardin “Bajram Curri”, rruga "Ramazan Demneri', në një apartament në katin e tretë të një pallati

Sipas ‘News 24’, nga zjarri ka humbur jetën një person invalid me iniciale L.C 60 vjeç. Ai është gjetur pa shenja jete kur policia dhe zjarrfikësit kanë evakuuar banorët.

Gjatë operacionit për shuarjen e flakëve, policia u ka dhënë ndihmë edhe dy personave të tjerë të asfiksuar nga zjarri, të cilin ende nuk është e qartë çfarë e ka e shkaktuar.

Të fundit