Flash News

KRYESORE

'Tirona' 'rrëmben' trofeun e Superligës për të 25-ën herë, Meta i dorëzon kupën kapitenit të nderit: Iu rikthye buzëqeshja në një vit historik

Presidenti Ilir Meta ka qenë i pranishëm sonte në mbrëmje në ndeshjen e fundit të kampionatit kombëtar 2019-2020 midis ekipit të FK Tirana dhe Bylisit të Ballshit të zhvilluar në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Presidenti i Republikës së bashku me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku u kanë shpërndarë bardhebluve medalet e fitores. Në fund ka qenë po Meta ai i cili i ka dhuruar kupën e fitores kapitenit të Tiranës, Erando Karabecit, gjatë ceremonisë së organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Në fjalën e tij, Presidenti u shpreh se ekipi ka kaluar kohë të vështira në të kaluarën, ndërsa e cilësoi 2020 si vit historik për ta, që më në fund iu riktheu buzëqeshjen. "Fansat e Tironës kanë kaluar vite të vështira në të kaluarën dhe që më në fund iu rikthye buzëqeshja në një vit historik. Kam dy fanella, njërën ma ka dhuruar Rudi Vata i cili gjithashtu ka luajtur pak edhe për Tironën, tjetrën stafi im besoj në bashkëpunim më grupin e Tironës. Sot do dëshiroja të komentoja padyshim sikurse ka ndodhur para 12 vitesh, por rezultati flet vet dhe nuk ka nevojë për shumë koment. Tirana ka udhëhequr gati përgjatë gjatë gjithë vitit bindshëm, pati një lëkundje të vogël në fund por dhe mbyllja ishte sot spektakolare dhe i uroj të ketë suksese në kompeticionet ndërkombëtare", tha Meta.

Kujtojmë se, ky trofe, i 25-ti në historinë e ekipit bardheblu është po ashtu i pari trofe i superligës ‘i rrëmbyer’ pas 11 vjetësh, pra që nga 2009. Pas përfundimit të nderimeve dhënies së dekoratave, Presidenti ka festuar në fushën e blertë si një tifoz i zjarrtë i FK Tirana në këtë ditë të shënuar për ta, duke veshur fanelën bardhë e blu. Fitorja e kupor së 25-të zyrtare të kampionatit kombëtar të futbollit nga ekipi bardheblu, përkon pikërisht me 100-vjetorin historik të shpalljes së Tiranës si kryeqytet.

Të fundit