Flash News

KRYESORE

Tjetër aksident tragjik gjatë natës, humb jetën sërish një 17-vjeçar në aksin Tiranë-Elbasan

Tjetër aksident tragjik gjatë natës, humb jetën sërish

Një tjetër 17-vjeçar ja humbur jetën natën e mbrëmshme në një tjetër aksident automobilistik.

Sipas policisë, rreth orës 22:00, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan janë përplasur dy automjete e për pasojë humbi jetën në spital i riu K. V.,17 vjeç

Ndërkohë, në të njëjtën makinë kanë qenë edhe tre perosna të tjerë, por janë plagosur lehtë.

Ndërkohë, po dje, në orët e para të mëngjesit dy vajza 17-vjeçare humbën jetën pasi makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga.

Aksidenti ndodhi në aksin e vjetër rrugor, në Bërzhitë, ku po udhëtonin 5 persona. Tre adoleshentë të tjerë, drejtuesi i mjetit 18 vjeçar dhe dy 14 vjeçare u plagosën dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia njofton se mjeti që drejtohej nga F. SH.,18 vjeç, doli nga rruga si pasojë e lagështirës dhe u përplas me një pemë.

Të fundit