Flash News

KRYESORE

Tjetër datë për takimin Rama-Tsipras, për vendin është përzgjedhur Londra

Tjetër datë për takimin Rama-Tsipras, për vendin

Takimi midis dy kryeministrave Edi Rama dhe Aleksis Tsipras është kthyer në një telenovelë të vërtetë ballkanike.

Fillimisht u raportua se takimi do të zhvillohej në fillim të paranverës, për t’u shtyrë në mesin e kësaj stine. Por duke qenë se negociatat për detin nuk po ecnin me ritmin e duhur, u përfol se kryeministri i Shqipërisë do i bashkohej kryeministrave të Greqisë dhe Maqedonisë në takimin e Prespës, ku u firmos marrëveshja për emrin. As kjo nuk ndodhi. Mediat greke filluan të raportojnë për një takim të mundshëm të Ramës dhe Tsiprasit më 26 qershor, përpara samitit të BE-së, por sërish agjenda e kryeministrit grek shtyu planet. Java e parë korrikut ishte një tjetër datë për të cilën folën mediat rajonale, por tashmë që ky afat po tejkalohet, ka dëlë në qarkullim një tjetër datë dhe bëhet fjalë për 10 korrikun.

Rama dhe Tsipras priten të takohen në Londër, të martën e ardhshme, në kuadër të Procesit të Berlinit, ku të pranishëm do të jenë liderët kryesorë të Bashkimit Europian dhe ata të Ballkanit Perëndimor.

Greqia nuk ka qenë asnjëherë e ftuar në këtë samit dhe nuk dihet përse agjenda ka ndryshuar këtë herë.

Gjithsesi, raportohet se në kryeqytetin britanik mund të nënshkruhet marrëveshja e miqësisë midis dy vendeve, por nuk konfirmohet nëse pjesë e saj do të jetë edhe marrëveshja për detin.

Diplomati revoltohet me Ramën dhe Bushatin: Pas 92 vitesh Greqia pranoi ekzistencën e kufijve detarë. Me çfarë dreq të drejtë negocioni ju?

Të fundit