Flash News

KRYESORE

Tjetër denoncim nga Basha: 800 mijë eurot dhe 2 patentat janë të Tahirit. Si bashkëpunuan Çako, Xhafaj e Rama

Tjetër denoncim nga Basha: 800 mijë eurot dhe 2 patentat janë

Kreu i Partisë Demoratike Lulzim Basha ka bërë një tjetër denoncim në drejtim të Saimir Tahirit. Basha shprehet se burime të sigurta kanë bërë të ditur se 800 mijë eurot dhe patetntat për mjetet lundruese janë të Saimir Tahirit. Sipas kreut demokrat Çako, Xhafaj e Rama bashkëpunuan për të fshehur nga njoftimi paraprak i policisë, shumën e parave dhe kapjen e dy lejeve të drejtimit për mjete lundruese 20 dhe 100 ton, në emër të Sajmir Tahiri.

Denoncimi i Bashës:

Burime të sigurta informojnë se:

“ 1. E gjithë shuma prej 800 mijë euro është e Sajmir Tahirit, ashtu si dy patentat për drejtim mjetesh lundrimi të tonazhit 20 deri 100 ton. 

2. Njëri prej këtyre mjeteve lundruese u zhvendos nga porti i Durrësit me 19 tetor, dy ditë pasi dolën përgjimet e Habilajve.

3. Orest Sota ka mohuar njohjen me Tahirin ndërkohë që rezulton se me këtë makinë kanë lëvizur disa herë jashtë shtetit bashkë.

4. Me urdhër të Çakos dhe Fatmir Xhafës dhe me porosi të Edi Ramës është fshehur nga njoftimi paraprak i policisë, shuma e parave dhe kapja e dy lejeve të drejtimit për mjete lundruese 20 dhe 100 ton, në emër të Sajmir Tahirit.”

Të fundit