Flash News

KRYESORE

Tjetër gjyqtare e Kushtetueses drejt shkarkimit, revoltohet në seancën e KPK: Më riktheni në detyrë, s'e njihni mirë ligjin!  

Tjetër gjyqtare e Kushtetueses drejt shkarkimit, revoltohet në

Ka përfunduar seanca dëgjimore e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtaren e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj.

Trupa gjykuese ka shkuar përtej raportit të ILDKPI-së dhe në bazë të hetimit të thelluar administrativ, gjyqtares i janë evidentuar shkelje në ndërtimin e pasurisë së saj.

Në këto kushte, duket se gjyqtarja është drejt shkarkimit, ndërsa mësohet se në sallë ajo është revoltuar  i ka kërkuar trupës gjykuese rikthimin e saj në detyrë, pasi insistoi se pasuria e saj është e ligjshme.

Xhoxhaj nuk ka mundur të justifikojë një apartament prej 101 m2 dhe një sasi parashë. Menjëherë pas seancës, ajo nuk ka pranuar të komentojë para gazetarëve, por ka reaguar avokatja e saj, duke thënë: “Presim me qetësi vendimin e komisionit, kërkojmë etikë dhe integritet”.

Nga ana tjetër, e pranishme në seancë ishte edhe AP, Erinda Ballanca.

“Personalisht e njoh si person korrekt dhe erdha ta dëgjoj në mbrotje të saj”, u shpreh Avokatja e Popullit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit