Tjetër goditje për Ramën, pas Gjermanisë edhe KE: Marrëveshja e 5 qershorit të miratohet e pandryshuar, pa rrezikuar qëllimin kryesor

Komisioni Europian, përmes zëdhënëses Ana Pisonero i kërkon Parlamentit të mos vendosë në rrezik marrëveshjen e 5 qershorit me ndryshime të tjera ligjore. Në një postim në rrjetin social twitter Pisonero shkruan mosndërhyrja vjen nga nevoja për përmbushjen e rekomadimeve të OSBE/ODIHR, një kusht i vendosur nga Këshilli në Mars, përpara Konferencës së parë Ndërqeveritare.

 “Është thelbësore që Marrëveshja e 5 Qershorit për reformën zgjedhore në Shqipëri të ruhet e pandryshuar, nisur nga nevoja për përmbushjen e rekomadimeve të OSBE/ODIHR, nje kusht i vendosur nga Këshilli në Mars, përpara Konferencës së parë Ndërqeveritare. Asnjë ndryshim tjetër ligjor nuk duhet të rrezikojë këtë qëllim kryesor”, shkruan Pisonero.

 

 

 

 

Qendrimi i Komisionit Europian shkon në të njëjtën linjë me atë të Gjermanisë, e cila deklaroi se miratimi i ndryshimeve të njëanshme kushtetuese do të detyrojë Bashkimin Europian të mos hapë bisedimet për anëtarësimin në BE.