Flash News

KRYESORE

Tjetër kullë 21-katëshe në parkun e fëmijëve, Rama dhe Gjiknuri firmosin lejen

Me firmën e kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit të Transporteve dhe Energjitikës, në zonën pranë stadiumit Qemal Stafa ne kryeqytet pritet të ndërtohet një kullë 21-katëshe.

Për koiçidencë, pak ditë më parë kryebashkiaku Veliaj inagroi pikërisht në këtë zonë ndërtimin e një parku lojërash për fëmijë, që në fakt është thjesht një pjesë e vogël e truallit të mbetur.

Denoncimi është bërë nga lëvizja ‘Ne Shqipëria’, qe thekson se Veliaj erdhi në krye të bashkisë me premtimin se nuk do ndërtojë, që sot po e shkatërron qytetin.

Statusi i plotë:

Një tjetër ditë, një tjetër kullë

Aty ku dikur ishte aneksi sportiv i stadiumit Qemal Stafa me fusha stërvitore për brezat e rinj, sot filloi ndërtimin një kullë e re 21 katëshe. Projekti kishte qene i pregatitur prej vitesh me sa duket, përderisa dhe pallati Ambassador 3 e kishte lënë bosh fasadën nga ana e kullës së re.

Ndërkohë mediat do shpërndajnë lajmin për një park të ri lojrash ... që në fakt është thjesht një grimcë e mbetur nga ish-aneksi. E gjitha kjo, ndërsa Rruga e Elbasanit pranë kullave të reja është e mbingarkuar nga mëngjesi deri në darkë.

Kur ju pëmendin "punët" e Horrit të Betonit, kujtoni vetëm premtimin për të mos patur më ndërtime ndërkohë që sot po e shkatërron qytetin.

Të fundit