Flash News

KRYESORE

Tjetër lajmërim nga Zuckerberg: Prioritet lajmeve të besueshme, si do funksionojë facebook

Mark Zuckerberg ka bërë  një lajmërim mbrëmë përsa i përket informacionit nga mediat që paraqitet në facebook. Ai shprehet se nëse shfaqja e përmbatjeve publike (pra lajme e video) sot ishte 5 %, ajo do të ulet në 4 %.    

Zuckerberg thekson se do i jepet prioritet lajmeve që janë të besueshme, informative dhe lokale.

"I kam kërkuar ekipit tim të sigurohen që prioritet të kenë lajmet e besueshme, informative dhe lokale. Do të nisim javën e ardhshme me media që vijnë nga burime të besueshme. Ka shumë bomba, keqinformim, polarizim në botë sot. Mediat sociale i mundësojnë njerëzve të shpërndajnë informacionin më shpejt se kurrë më parë dhe nëse ne nuk merremi specifikisht me këto problem atëherë rrezikojmë t’i amplifikojmë ato

Kjo është arsyeja që në Neës Feed duhet të promovohen lajmet me cilësi të lartë që ndihmojnë të ndërtojnë një bazament", shprehet Zuckerberg.

 Ai thekson se do u kërkojë njerëzve familiar me një burim mediatik dhe nëse i besojnë asaj.

"Ne eliminojmë ata që nuk janë familjar me një burim mediatik. Kjo risi nuk do të ndryshojë sasinë e lajmeve që do të shfaqen në facebook. Ajo vetëm do të zhvendosë balancën e lajmeve që shikoni drejt burimeve që janë të vendosura për t'u besuar nga komuniteti”, shkruan më tej Zuckerberg.

Të fundit