Flash News

KRYESORE

Tjetër manovër në merkaton e ardhshme, Juve pranë marrëveshjes me mbrojtësin e Manchester United

Tjetër manovër në merkaton e ardhshme, Juve pranë

Ndonëse ende jemi në muajin shkurt, zërat e merkatos janë të zhurmshëm, sidomos për një skuadër si Juventus, që në janar s’bëri asnjë lëvizje.

Kampionat në fuqi të Italisë janë në kontakt të vazhdueshëm me Anglinë dhe pas Emre Can që duket një çështje e mbyllur, emri i radhës që vjen nga Anglia është ai i italianit Darmian.  Darmian vlerësohet si zëvendësues i Alex Sandro, që me shumë gjasa verën e ardhshme do të provojë një tjetër eksperiencë. Italiani mund të aktivizohet dhe në të djathtë, ku De Siglio do të mbetet i vetëm me largimin e Lichsteiner në verë.

Mësohet se Juve ka arritur një marrëveshje paraprake me manaxherin e mbrojtësit, ndërsa në fillim të muajit të ardhshëm pritet të nisin kontaktet me Manchester United. Darmian ka gjetur shumë pak hapësira në ketë sezon dhe Mourinho është gati te bëjë marrëveshje për t’i hapur rrugën një tjetër manovre në merkaton e ardhshme.

Të fundit