Flash News

KRYESORE

Tjetër plagjiaturë në qeverinë ‘Rama’? Këtë herë e prezanton vetë kryeministri

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama njoftoi se vitin e ardhshëm do të nisë puna për ndërtimin e aeroportit të Kukësit. Në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë ka postuar edhe një foto të projektit në fjalë.

Por, ajo që ra në sy është fakti se ky projekt është krejtësisht i ngjashëm me një projekt për aeroportin e Kutaisit në Gjeorgji, e ideuar nga studioja UN.

Siç duket edhe fotot e më poshtme, dy projektet janë të njëjta, çka nënkupton se Rama dje ka publikuar si meritë e qeverisë së tij një projekt të vjedhur.

Ky është projekti i dytë madhor, pas atij të Teatrit Kombëtar, i cili rezultoi të jetë kopjuar nga një studio e huaj.

Të fundit