All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Tjetër protestë sot në Tiranë, Malltezi: Ku janë premtimet që u dhanë 3 vjet më parë nga deputetë e drejtorë

Tjetër protestë sot në Tiranë, Malltezi: Ku janë
All - Paragraf - 1

Një tjetër protestë pritet të zhvillohet sot në Tiranë.

All - Paragraf - 3

Anëtari i Kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi sqaron në rrjetet sociale se do të jenë banorët e Zall Bastarit, ata të cilët do të ngrihen për shkak të premtimeve të lëna pezull tre vjet më parë, kur atyre iu premtua nga deputetë e Bashkia e Tiranës se do t’u ndërtonin një urë të re.

“Ne 2016 nje cete nga Tirana me deputete e drejtore, kamera e rregji shkuan ne Zall Bastar dhe i premtuan Uren qe nderkohe kish filluar ndertimin. Iken 3 vjet por ura nuk eshte ndertuar ndonese taksat dhe tarifat u rriten. Ceta nuk u pa me aty.

Sot ne ora 11:00 do protestojne banoret ne zall Bastar per mashtrimet nga bashkia e qeveria, per rritjen e taksave dhe mungesen e perspektives. Ftojne kedo perfshi mediat e pavarura ta vijne vete dhe filmojne protesten e tyre, e me pas t’a pasqyrojne qofte edhe me 1/4 e kohes qe shfaqen kaseten e montuar ne zyrat e bashkise ne 2016”, shkruan Malltezi.

Të fundit