Flash News

KRYESORE

Tjetër rast dhune në kopshtet shqiptare, arrestohet edukatorja 30 vjeçare, policia sekuestron kamerat

Tjetër rast dhune në kopshtet shqiptare, arrestohet edukatorja 30

Një tjetër edukatore është arrestuar nga policia pasi dy nëna e kanë kallëzar në polici për dhunën që ushtronte në kopësht.

Në prangat e policisë ka rënë shtetësja D.R., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, me profesion edukatore kopështi.

Policia njofton se pas denoncimit nga dy nënat, janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë së këtij kopshti.

Reagimi i policisë:

Më datë 04.06.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 2, kanë arrestuar shtetasen: – D R, 30 vjeçe, banuese në Tiranë, me profesion edukatore kopështi

Kjo shtetase është arrestuar , sepse me datë 04.06.2017, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr 2, janë paraqitur shtetaset J. B. dhe M. L., të cilat kanë bërë kallzim duke pretenduar se më datë 30.05.2017 dhe 31.05.2017, shtetasia D.R, duke kryer detyrën e saj si edukatore pranë një kopështi privat në rrugën “Nikolla Lena”, ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të tyre të mitur në këtë kopësht.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë të këtij kopështi.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, parashikuar nga Neni 124/b i Kodit Penal.

Të fundit