Flash News

KRYESORE

Tjetër rekord rastesh të reja në Itali, 1210 të infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Tjetër rekord rastesh të reja në Itali, 1210 të infektuar me

Së fundmi kurba e infektimeve me COVID-19 në Itali ka pësuar rritje të ndjeshme e kjo pnga specialistët e shëndetësisë po shihet dhe si një valë e dytë e rasteve të reja me koronavirus.

Sipas autoriteteve shëndetësore italiane,  gjatë 24 orëve të fundit 1,210 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, duke e çuar në 259, 345 bilancin total të të prekurve.

Ndërkohë jabë shënuar vetëm 7, ndërkohë që 69 persona janë në terapi intensive.

Rajoni më i prekur mbetet Lombardia me 239 raste, por shqetëson edhe rritja në zonën e kryeqytetit italian, Romës, ku janë regjistruar 184 raste të reja.

Sipas autoriteteve, rreth 60% të rasteve vijnë nga persona që ndodheshin me pushime, veçanërisht në Sardegna, ku në fakt edhe sot regjistrohen 84 raste të reja.

Personat që vijnë nga vendet ballkanike përbëjnë një numër të mirë të rasteve pozitive, si në rastin e dy grave që u testuan pozitive në Brindizi, në kthim nga Shqipëria.

 

Të fundit