Flash News

KRYESORE

Tjetër skandal/ Deputeti publikon fotot: Qeset e këpucëve përdoren si dyer për inkubatorët për foshnjet

Që në ditët e para të janarit të këtij viti, ishte opozita ajo e cila denoncoi se në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, i njohur ndryshe edhe si materniteti i ri, kanë humbur jetën vetëm në ditët e para, 10 foshnje. Shkak është bërë mosfunksionimi i plotë i inkubatorëve, sipas denoncimit fillimisht nga deputeti i PD, Bardh Spahia.

Spahia, ka denoncuar një tjetër rast shqetësues për inkubatorët e foshnjeve. Teksa ilustron dhe me foto, Spahia tregon se po në këtë maternitet qeset që shërbejnë për të mbuluar këpucët, përdoren sj dyer për inkubatorët.

"Ne Maternitetin Koço Gliozheni, qeset qe perdoren per te mbuluar kepucet perdoren si dyer per inkubatoret. Ky eshte investimi i fundit madhor i ministres se shendetesise se qeverise Rama. (foto e bere sot ndersa ministrja ishte ne mbledhje me dyer te mbyllura me drejtuesit)", shkruan Spahia.

Të fundit