Flash News

KRYESORE

Tjetër skandal në Hollywood, e bija akuzon regjisorin Woody Allen: Babai im ka abuzuar me mua dhe me shumë të tjera

Prej kohësh kanë plasur skandalet në Hollywood. Një tjetër akuzë e rëndë vjen nga e bija e regjisorit Woody Allen. Ndonëse Allen i ka mohuar më herët akuzat ndaj tij, e bija e regjisorit, Dylan Farrow, ka deklaruar se i ati gënjen dhe gjithnjë ka gënjyer gjithmonë.

 Dylan Farrow është shprehur shprehur publikisht se mbështet të gjithë artistët të cilët ngrenë zërin për padrejtësitëe bëra nga babai i saj.

“ Me kaq shumë njerëz që po thyejnë heshtjen dhe po flasin, e ndiej të nevojshme të ngre edhe unë zërin tim. Unë kam përsëritur për vite të tëra akuzat për babain tim që ngacmon dhe sulmon seksualisht vajza. Dhe gjithmonë jam refuzuar, nuk më kanë dëgjuar apo më keq, jam injoruar. Nuk jam aspak e zemëruar me artistët që kanë punuar me tim atë, por ata të gjithë duhet të ngrenë zërin dhe të flasin për padrejtësitë e tim eti”, është shprehur Farrow.

Të fundit