Flash News

KRYESORE

Tjetër skandal për Tahirin, dëshmia në Gjykatë: Policia e shiti te trafikantët dorgën e Lazaratit; ishin njerëzit e ish-ministrit

Tjetër skandal për Tahirin, dëshmia në Gjykatë: Policia

Një prej personave që po gjykohet për drogën e mbjellë në Lazarat, Arbion Aliko, ka lëshuar akzua të forta ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, çka do e thellojë situatën e rënduar ku ai ndodhet.

Në seancën në Krimet e Rënda, ku pritet të merret vendimi për të, Aliko ka deklaruar: “Policia e Shtetit e nxorri drogën me blinda nga Lazarati në 2014, dhe ua shiste trafikantëve. Këtë e bënë banditët e Saimir Tahirit. Ne na kanë sulmuar si fis dhe na kanë nxjerrë në kërkim sa erdhi PS në pushtet.”

Kjo është hera e parë që ndaj ish-ministrit Tahiri lëshohen akuza direkte për superoperacionin e vitit 2014-të.

Arbion Aliko ishte pjesë e grupit të Gate Mahmutajt, të arrestuar në vitin 2014-të, pas ndërhyrjes për herë të parë të Policisë së Shtetit në fshatin e kanabisit.

Të fundit