Flash News

KRYESORE

Tjetër sulm me armë në një shkollë në SHBA, raportohen disa të plagosur

Tjetër sulm me armë në një shkollë në SHBA,

Në një shkollë të mesme në Maryland të ShBA-së, ka pasur të shtëna me armë zjarri ditën e sotme ku disa persona janë qëlluar dhe kanë mbetur të plagosur.

Sipas “CNN”, disa nga forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë mbyllur shkollën “Great Mills”, dhe FBI nëpërmjet një statusi në ‘Twitter’, i ka bërë thirrje prindërve të mbajnë fëmijët e tyre në shtëpi.

Ndërkohë raportohet  se disa persona janë qëlluar, por nuk bëhet ende e ditur gjendja e tyre.

Ngjarja ndodhi rreth 70 milje në jug të kryeqytetit Uashington, në një moment kur të shtënat në shkolla janë kthyer në një debat të nxehtë në SHBA pas ngjarjes që përsëritet në mënyrë të vazhdueshme.

Më 14 shkurt në një gjimnaz në Parkland të Floridas u vranë 17 studentë.

Të fundit