Flash News

KRYESORE

Tjetër tender për rekord; Veliaj jep 8 milionë USD për 600 metra rrugë

Pas Unazës së Madhe ku për 2.2 kilometra rrugë është akorduar një fond prej 40 milionë eurosh, një tjetër tender, por këtë herë i hapur nga Bashkia e Tiranës, pritet të zhvillohet në kryeqytet.

Ajo që tërheq më tepër vëmendje është shuma e akorduar, ku për 600 metra rrugë është vendosur një fond prej 8 milionë dollarësh. Bëhet fjalë për rikonstruksionin e Bulevardit “Zogu I”.

Denoncimin e ka bërë në rrjetin social Facebook ekonomisti Pano Soko.

Postimi i plotë

Kur mendon se Unaza e Re me vlerën e saj 40 milion Euro për 2.2 km ishte maksimumi dhe asgjë nuk do të të çudiste më, del Lali Eri dhe buxheton 8 milion USD (pa TVSH) për REHABILITIMIN e 600 m rrugë të Blv.Zogu I.

Pra 600 metra rrugë do të riparohen me 8 milion USD, që i bie një kosto 15 milionë USD/km... për rehabilitim rruge??!!! Jo për ndërtim nga e para, po thjesht për rehabilitim, apo riparim rruge, pa vepra arti, pa ura, pa tunele, pa mbikalime etj., kostoja shkon 15 milion USD/km.

Nga një vlerë maksimumi, 300 mijë USD që mund të kushtojë riparimi, bashkia jep 8 milion USD, ose 27-fish më shumë.

Ndërkohë që BE u alarmua vetëm se në Irlandë u ndërtua nga zero një autostradë me kosto 16 milionë Euro/km, këtu tek ne me aq lek riparojmë një rrugë qyteti.

Kjo është çmenduri!! Kjo nuk është vjedhje me lopatë, kjo është vjedhje me ekskavator.

Duhet ndalur!

 

Të fundit