Flash News

KRYESORE

Tjetërsim pronash te ‘Rana e hedhun’, dënohet me 4 vjet burg ish-kryebashkiaku

Tjetërsim pronash te ‘Rana e hedhun’, dënohet me 4 vjet

Dënohet me katër vjet burg ish- kreu i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj. Ish-kryebashkiaku i PD u dënua me akuzën për ‘shpërdorim detyre’ për tjetërsim pronash te Rana e Hedhun.

Po ashtu, u dënua edhe nënkryetari i Bashkisë, Enver Hafizi me 1 vit burg dhe me nga 3 vite Juxhina Mema dhe 1.6 vite për Ardenis Haxhinë, ish-zyrtarët e Lezhës.

Edhe për 17 personat e tjerë të akuzuar është dhënë masa e dënimit, ashtu siç kërkoi Prokuroria, në total 43.6 vite burg për gjithë të pandehurit.

Kështu, ish-krytari i Qarkut Lezhë, Gjok Ndoka u dënua me 4 vite burg, ish-drejtori i Hipotekës Artan Djala është dënuar me 2 vite burg, kurse Renato Malotaj, ish-futbollisti i Vllaznisë u shpall i pafajshëm.

Kujtojmë se Frrokaj ra në pranga në një operacion policor në vitin 2018, së bashku me 11 zyrtarë të tjerë, por më pas u la me arrest shtëpie.

Fran Frrokaj u akuzua se në bashkëpunim me persona te tjerë  duke abuzuar me detyrën kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”.

Të fundit