Flash News

KRYESORE

Tjetërsim tokash edhe në Dhërmi, del emri i deputetit socialist

Tjetërsim tokash edhe në Dhërmi, del emri i deputetit socialist

Një pronare tokash në Dhërmi ka denoncuar deputetin e Partisë Socialiste, Alket Hyseni se i ka vjedhur tokën. Në emisionin 'Të Paekspozuarit' në mbrëmjen e sotme, Irini Bua pretendon se Hyseni i ka tjetërsuar 11 mijë metra tokë.

“Prona është vjedhur nga Alket Hyseni, 11 mijë metra. Letrat që keni ju përpara, vërtetojnë vjedhjen ose përvetësimin e pronës nga Alket Hyseni. Leje mbi pronën tonë ka dhënë Edi Rama. Alket Hyseni ka bërë marrëveshjen me kompaninë e Mirela Papulit. Nuk mund të ketë Alket Hyseni dhe kompania Papuli pronë, dhe ne nuk kemi asnjë metër katror tokë. Tani kanë dhënë leje ndërtimi tek Papuli për ndërtimin e një fshati. I bëj thirrje kryeministrit Rama që të pezullojë këtë vendim.”

Gjithashtu, ajo i bëri thirrje kryeprokurores Arta Marku të zbardh këtë skemë të rëndë falsifikimesh.

Të fundit