Flash News

KRYESORE

Tjetërsuan pronat, arrestohet kryebashkiaku Fran Frrokaj dhe 7 zyrtarë

Tjetërsuan pronat, arrestohet kryebashkiaku Fran Frrokaj dhe 7 zyrtarë

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj së bashku me 22 zyrtarë të tjerë  të këtij institucioni u shoqëruan në polici mesditën e sotme. Pas shoqërimit mësohet se Frrokaj bashkë me 7 zyrtarë janë vënë në pranga ndërsa të tjerët po hetohen.

Shoqërimi është urdhëruar nga Prokuroria e Lezhës pas hetimeve disa mujore në lidhje me abuzime të dyshuara të bashkisë së Lezhës me tokat në bregdet te "Rana e Hedhme".

Dyshohet se Frrokaj dhe 22 zyrtarët e tjerë po hetohen për shpërdorim detyre në një skemë manipulimi të pronësisë së tokave në bregdet, e ngjashme me atë që u zbulua pak kohë më parë në Spille. Prokuroria ka marrë referimi në Policinë e Shtetit në lidhje me bashkinë e Lezhës ku javët e fundit ka pasur kontrolle nga KLSH.

Të fundit