Flash News

KRYESORE

Tjetërsuan pronat te Gjiri i Lalëzit dhe Kepi i Rodonit, gjykata jep masën e sigurisë ndaj 18 zyrtarëve të arrestuar në Durrës

Tjetërsuan pronat te Gjiri i Lalëzit dhe Kepi i Rodonit, gjykata jep

Nën masa të rrepta sigurie, Gjykata e Durrësit ka dhënë masën ndaj 18 ish-punonjësve, shumica ish-punonjës të Kadastrës në Durrës.

Ata akuzohen se tjetërsuan 68 mijë metra katrorë në Gjirin e Lalëzit dhe Kepin e Rodonit, gjatë kohës që ishin në detyrë si drejtorë, nëndrejtorë, juristë, hartografë, topografë, duke tjetërsuar nga tokë shtetërore pa frut në tokë are, kundrejt përfitimit.

Ndër të tjerë, gjykata la në burg duke dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ish drejtorin e Hipotekës Ardjan Iljazi, Suljeman Ibrahimin, ish kreu i Komunës Ishëm.

Kështu, masa ‘arrest me burg’ për:   

Delis Kapxhiun, Renaldo Pastërman, Gjon Projan, Albert Doda, Mikel Zaho, Bledar Zerba,

Masa ‘arrest shtëpie’ për:

Adrian Kona, Rovin Zeqja, Enver Shima,  Latif Mullahi, Lekë Ndoji,

‘Arrest me burg me afat: për Luigj Bushaj

‘Detyrim paraqitje’ për: Malvona Decka, Edlira Nova, Gjergj Bushaj

Ata akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën nga postet e mbajtura prej vitit 2013-2018, duke tjetërsuar pronat në Durrës.

Të fundit