Flash News

KRYESORE

'Tkurrja' nxënësve, ‘justifikohet’ ministrja e Arsimit: Nuk është trend unik, dukuri që ndodhi edhe në kohën e PD

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka komentuar të dhënat statistikore të publikuara dje në media, referuar INSTAT se numri i nxënësve ka ardhur në ulje.

Madje, sipas ministres numri i saktë nuk është 100 mijë, siç u raportua dje në media, por vetëm 10 mijë. Dhe për këtë fakt, që si shkak ka emigracionin e viteve të fundit, ajo ‘justifikohet’ duke bërë një krahasim me periudhën e qeverisur nga PD, pra nga vitet 2005-2013 dhe se sipas saj nuk është trend që ndodh vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin e Ballkanit.

“Rënia e numrit të nxënësve në shkolla nuk është dukuri e viteve të fundit, apo e Shqipërisë. në 15 vitet e fundit vendi ka patur deri 20 mijë nxënës më pak në sistemin parauniversitar.

Trendi ka nisur në vitin 1992, ka vazhduar me të njëjtin intensitet në kohën e qeverisjes së PD, 2005-2013 dhe vazhdon. Ka të bëjë me rënien e natalitetit që është ceshje që prek gjithë Evropën Juglindore, përfshirë rajonin e Ballkanit.

Në Kosovë 2016-2018 25 mijë nxënës më pak

Në Serbi 2016-2018 32 mijë më pak

në Bosnje Hercegovinë 2016-2018 34 mijë më pak

Trendi i njëjtë në Maqedoninë e Veriut dhe Kroaci”, shprehet ministrja.

 

“100 mijë nxënës më pak”, Besa Shahini kundërshton të dhënat e INSTAT: Janë 10 mijë më pak

Të fundit