Flash News

KRYESORE

Tmerri i nënës në Vlorë, gruaja e godet dhe i merr djalin 3 vjeç: Është i imi

Tmerri i nënës në Vlorë, gruaja e godet dhe i merr djalin 3

Një nënë e re në qytetin e Vlorës është përballur me një situatë të pazakontë. Shtetasja me iniciale O.B., 33 vjeç, është goditur nga një tjetër grua me iniciale S.M., 49 vjeçe, e cila ka tentuar t’i marrë edhe fëmijën tre vjeç.

49 vjeçarja, e cila rezulton me probleme mendore, pretendonte se fëmija është i saji dhe ka tentuar ta marrë me vete. Menjëherë pas ngjarjes, nëna e tre vjeçarit ka bërë padi në polici dhe ka marrë urdhër mbrojtje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06. 09. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen O. B., vjeçe 33, banuese në Vlorë, pasi shtetasja S. M., vjeçe 49, banuese në Vlorë (me probleme mendore), e ka goditur paditësen dhe i ka marrë djalin tre vjeçar duke pretenduar se është i saji. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës Parë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Të fundit