Flash News

KRYESORE

Tom Doshi kundër Safet Gjicit? Deputeti kërkon me çdo kusht që Vllaznia të mposhtë Kukësin

Ditën e hënë në orën 14:00 Vllaznia do të ndeshet me Kukësin në stadiumin Zeqir Ymeri për javën e 26-të të Kategorisë Superiore.

Sipas informacioneve nga kampi shkodran, deputeti i Partisë Social-Demokrate ka vënë në dispozivion të ekipit 10 mijë euro, nese ata do të mundin Kukësin e financuar nga Safet Gjici.

Në fakt, Doshi pati deklaruar më heret se ai do të akordonte nga 5 mijë euro për çdo fitore, por këtë ndeshje duket se deputeti e ka ‘hapur thesin’ për lojtarët.

Aktualisht, Vllaznia renditet në vendin e tetë me 27 pikë, ndërsa Kukësi ndodhen në vendin e dytë me 42 pikë.

Të fundit