Flash News

KRYESORE

Tom Hardy do i lexojë përralla fëmijëve ne televizion, por ato që po gëzojnë janë nënat

Në kushte karantine, aktori i njohur – dhe kaq i lakmuar sidomos nga gjinia femërore – ka marrë një vendim të rëndësishëm. Ai do të rrëfejë përralla për një javë të plotë këtë muaj.

Ky lajm ka gëzuar pa masë mamatë e fëmijëve, pasi do kenë mundësinë të shohin aktorin në një dimension tjetër.

Hardy u shfaq në kanalin televiziv të fëmijëve CBeebies në BBC nën sloganin “Bedtime Stories” në vitin 2016 dhe do të kthehet me të njëjtin rol nga 27 prilli, tha transmetuesi në një deklaratë për shtyp të mërkurën.

Tregimi i përrallave do të filmohet në kopshtin e Hardy-t, tha BBC, dhe në disa pjesë, do të shfaqet edhe qeni i tij i përkëdhelur, Blue.

Shpresojmë të ketë sa më pak divorce ;)

Të fundit