Flash News

KRYESORE

Tomba i riu që përshkon detet me not, tani ka zgjedhur Vlorën

Tomba i riu që përshkon detet me not, tani ka zgjedhur Vlorën

 

Të gjithë e njohin si Tomba, ndërsa të shumtë janë edhe ndjekësit e tij në youtube, në “Where is Tomba”. Ai është një i ri italo- anglez, i cili jetën e vet e ka lidhur ngushtë me notin.

Prej disa vitesh, pasionin e tij më të madh e ka shijuar duke kryer kilometra të tëra çdo ditë. Tani ai ndodhet në Vlorë, për shkak se prej disa ditësh ka nisur një udhëtim të gjatë, në të gjithë bregdetin duke nisur nga Mali i Zi e deri në Sarandë.

Çdo ditë bën nga 12 kilometra gjatësi not, ndërsa deri më tani ka regjistruar në total në të gjithë vijën bregdetare plot 200 km. Destinacioni i tij i radhës është Zvërneci, ndërsa ka patur një eksperiencë të bukur në Karaburun. (6+1 Vlora)

 

Të fundit