Flash News

KRYESORE

Toni jam. Unë rri në shtëpi dhe laj duart kurse ju Edi, Like, Eri, Luli & co më siguroni ujin, sapunin, bukën, dritën, spitalin dhe qetësinë

Toni jam. Unë rri në shtëpi dhe laj duart kurse ju Edi, Like,

Simbol i këtij izolimi në Shqipëri nuk mund të jenë filxhanët e kafesë

Një herë në ditë, në orën 18:00, çdo ditë, çdo ditë, çdo ditë, numërohen viktimat dhe njëkohësisht mbushen dritaret plot me njerëz krenarë, fisnikë, të guximshëm të cilët ngrenë lart identitetin kombëtar, këndojnë himnin kombëtar, valëzojnë flamurin kombëtar, duartrokasin heronjtë kombëtarë... pa i thënë kush, pa i shtyrë askush nga lart.

Kjo është politikë. Ky quhet revolucion. Kjo është një Rilindje. Po nuk e kuptuat më vjen keq por nuk keni kuptuar asgjë nga jeta.

Simbol i këtij izolimi në Shqipëri nuk mund të jenë filxhanët e kafesë (turke më së shumti)...

Nëse e gjithë kjo mbaron dhe ngelen në memorien kolektive vetëm filxhanë kafeje, gota rakie, libra leximi dhe Netflix... çdo gjë ka marrë fund.

“Edi jam.” - duhet te zhduket nga truri i shqiptareve. Bashkë me të tjerët natyrisht. Bashkë me Lulin, Salën, Likën e deri tek barkderret e qeverisjes lokale. E bashkë me frikën e diktaturës.

Nuk ka diktaturë pa sheshet plot njerëz. Nuk ka ushtrim fuqie kur i vetmi lidhës social ngelet familja dhe komuniteti lokal.

The power is off. Mos e lini në standby, fikeni, stakojini prizën. Një herë e përgjithmonë. Për paradoks, vetëm tani zëri juaj dëgjohet më shumë se zëri i tyre. Po po tani që flisni nga kolltuku, nga smartfoni, nga dritarja.

Kjo është politikë. Tanimë polis është reduktuar tek sheshi i pallatit dhe hapur në internet. Megafoni juaj është dritarja dhe smartfoni. Ja pse aty ju bombardojnë më së shumti. Ja pse duan ta përvetësojnë dritaren tuaj. Mos mendoni për sot, mos mendoni për nesër. Filloni organizohuni për pasnesër...

Në të voglën time: Toni jam. Unë rri në shtëpi dhe laj duart kurse ju Edi, Like, Eri, Luli & co më siguroni ujin, sapunin, bukën, dritën, spitalin dhe qetësinë!

Nga Elton Koritari, marrë në profilin e tij në Facebook.

Të fundit