Flash News

KRYESORE

Top Channel i kujtoi premtimet duke i publikuar videon, ministrja e Ramës i përgjigjet pas katër ditësh

Në datën 12 korrik Top Channel publikoi një kronikë ku i kujtonte ministres së Shëndetësisë premtimin e pambajtur për ndërtimin e spitalit pediatrik në QSUT. Në kronikën në fjalë, Top Channel, solli në vëmendje deklaratën e bërë nga Manasterliu në mars të vitit të kaluar ku premtonte nisjen e punimeve teksa thotë se “jo vetëm gjatë vitit 2017, por edhe kur ka kaluar gjysma e parë e vitit 2018, ende nuk kanë nisur procedurat që i hapin rrugë fillimit të punimeve”.

Katër ditë më vonë, Manasterliu i është përgjigjur me atë në një postimi në rrjetin social Facebook. Në reagimin e saj, Ministrja e Shëndetësisë nuk jep asnjë datë por thotë që punimet do të nisin së shpejti teksa publikon edhe një video se si do të jetë spitali i ri.

“Pak ditë më parë përuruam një shërbim me kushte bashkëkohore👉🏼Urgjencën e Pediatrisë në #QSUT. Por nuk do të ndalemi këtu: Do të fillojmë së shpejti zbatimin e një projekti madhor, i cili do t'i ndryshojë fytyrë të gjithë Pediatrisë 📌Ndërtimin e spitalit modern të fëmijëve në #QSUT”, shkruan Manasterliu.

Krinika e Top Channel 12/07/2018 

“Ky vit shënon edhe fillimin e zbatimit të një projekti tjetër të rëndësishëm, nëpërmjet kredisë së Bankës Botërore për zhvillimin e sistemit shëndetësor. Rehabilitimin e Spitalit Pediatrik, me vlerë rreth 6 milionë euro”, do të shprehej Manastirliu më 23 mars të vitit 2017.

Kjo ishte deklarata e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në ditën e parë kur u emërua në krye të Shëndetësisë, ndërkohë që ishte lidhur kontrata me Bankën Botërore për rehabilitimin e Spitalit të Fëmijëve në QSUT, një investim ky në vlerën e 7.8 milionë eurove.

Por, ndonëse ka kaluar më shumë sesa një vit nga kjo deklaratë, plot 16 muaj, ministrja e Shëndetësisë vazhdoi me të njëjtin premtim edhe një ditë më parë, kur vizitoi Shërbimin e Urgjencës.

Madje, investimin e Bankës Botërore e ofroi si zgjidhje për të përballuar fluksin e madh të fëmijëve në këtë shërbim, ndërkohë që ende nuk është hedhur asnjë hap më tej për nisjen e procedurave për zgjerimin e spitalit.

“Pikërisht Spitali Pediatrik do t’i nënshtrohet një rehabilitimi të plotë në kuadër të projektit të qeverisë, 7.9 milionë euro me Bankën Botërore, si dhe kthimin e këtij tij në një spital të kushteve bashkëkohore europiane”, tha një ditë më parë Ogerta Manastirliu.

Jo vetëm gjatë vitit 2017, por edhe kur ka kaluar gjysma e parë e vitit 2018, ende nuk kanë nisur procedurat që i hapin rrugë filimit të punimeve.

Burime nga Ministria e Shëndetësisë thonë se nuk janë çelur ende procedurat e prokurimit për zgjerimin dhe rikonstruksionin e këtij spitali. Bazuar në afatet kohore që kërkojnë procedurat e tenderimit, shpallja e fituesit, afati i ankimimit, lidhja e kontratës, e më pas aplikimi për leje ndërtimi, i bie që ky spital të mos nisë të rehabilitohet, dhe as të zgjerohet, as brenda vitit 2018.

Postimi i Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu 16/07.2018

Të fundit