Flash News

KRYESORE

“Top Channel ishte zhgënjim”, Enkel Demi: Vetëm për një televizion do t’i lija të gjitha

“Top Channel ishte zhgënjim”, Enkel Demi: Vetëm për

Gazetari i njohur Enkel Demi ka folur për eksperiencat e tij të media, kryesisht në televizionet shqiptare ndër vite.

I ftuar në emisionin "Rreze Dielli" në Report TV, Enkel Demi ka folur për eksperiencat e tij në disa media, nga TVA, një televizion që nuk ekziston më, në Top Channel, tv Klan etj.

I pyetur se për cilin nga këto televizione ka më shumë nostalgji, Demi tha se zhgënjimin më të madh e ka pësuar nga Top Channel, ndërsa për televizionin që do të braktiste çdo projekt do të ishte TVA.

“Një lloj nostalgjie kam për tv Klan, ndonëse me thënë të drejtën këtë vit më bënë një propozim dhe çuditërisht këtë vit kam patur shumë oferta jo vetëm nga Klan dhe nuk pranova pasi kisha planifikuar ndryshe këtë sezonit tim televiziv. Kam disa projekte dhe jam i lidhur me disa njerëz, do ishte tradhti e madhe jo vetëm financiare, por për të gjithë grupin që po punojmë në këtë moment.

Sa herë shkoj në Klan ndihem si në shtëpi. Kam edhe një televizion tjetër, por që do isha kthyer me vrap, për atë do i lija të gjitha, ajo është TVA-ja.

Pronari nuk kishte fuqi pronari mbi ne. Është një eksperiencë unike nga pikëpamja editoriale që nuk do ta përjetoj kurrë në asnjë vend tjetër.

Kurse për Top Channel nuk kam ndonjë merak të madh, që kur ika nuk e ktheva kokën mbrapa. Edhe kur ishte Tani gjallë, nuk mendoj se ai televizion po rritej shëndetshëm, këtë bisedë që e kam pas bërë edhe me Tanin, arsyet e mia nuk ishin sentimentale.

Zhgënjimi me Top-in ka qenë se unë besova projektin, në atë që më tha Tani. Projekti u zhvillua dhe shijet e mia filluan të ishin ndryshe nga mënyra se si po zhvillohej projekti”, u shpreh Enkel Demi.

Të fundit