Flash News

KRYESORE

Top Channel ‘kujtohet’ për problemet e Tiranës, qytetarët-gazetares: Po shyqyr që erdhët...

Top Channel ‘kujtohet’ për problemet e Tiranës,

Top Channel, ashtu si çdo televizion tjetër kombëtar, është një mbështetës i madh i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, propagandën e të cilit e reklamon çdo ditë, në edicione lajmesh dhe emisione.

Por sot, ky televizion ka treguar se situata në Tiranë është ndryshe nga sa paraqitet në fotot dhe kronikat e montuara nga stafi i Veliajt.

Gazetarja e këtij televizioni ka inspektuar disa rrugë të kryeqytetit që ndodhen në gjendje të rëndë. Gropa të mëdha që ndodhen pranë njëra tjetrës e bëjnë të vëshitrë qarkullimin dhe shoferët ankohen se kjo ka kosto financiare për ta për shkak të dëmtimeve të automjeteve.

Një prej qytetarëve e shpreh shumë qartë pakënaqësinë që ekziston me fshehjen që televizionet i bëjnë problemeve të qytetit. “Po shyqyr që erdhe se na u shkatërruan makinat. Shih si janë gropat”, iu drejtua një shofer gazetares së ‘TCH’.

Të fundit