Flash News

KRYESORE

Top Channel: Lleshaj firmos urdhëra që nuk është i zoti t’i vërë në zbatim

Top Channel: Lleshaj firmos urdhëra që nuk është i zoti

Në edicionin qendror të lajmeve në Top Channel, është rikujtuar urdhri i ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, publikuar më 14 Dhjetor, në të cilin zotohet se do heqë nga rrugët e vendit postblloqet e Policisë Rrugore si dhe të shmangte vendosjen e efektivëve në kryqëzime, të cilët dublojnë semaforët.

Sipas Lleshajt, prania e policisë në numër të tepruar dhe statike, u jep rrugëve një pamje jo normale, të ndryshme nga ato të vendeve europiane dhe krijon përshtypjen e gabuar të një policie shumë të madhe, ndërsa raportet e numrit të policëve për frymë në vendin tonë janë më të ultat në rajon.

“Edhe polici në kryqëzim duke dubluar semaforin, ndikon në edukim të gabuar të përdoruesve të rrugës”, thuhej në urdhrin e Lleshaj.

Po çfarë ndodh sot pas këtij urdhri, që siç duket nuk gjen zbatim. Policia Rrugore vazhdon që të kryejë shërbime në postblloqe dhe njëkohësisht të dublojë semaforët me efektivë policie. Kjo është shumë e dukshme, ku në kryqëzimet kyçe të Tiranës, Policia Rrugore vazhdon që të bëjë të njëjtën gjë, duke mos vënë në zbatim urdhrin e ministrit Lleshaj.

Një tjetër urdhër aspak ligjor, i kërkuar nga Lleshaj është fshehja e ngjarjeve të policisë. Në faqen e Policisë së Shtetit nuk publikohet më asgjë që ndodh në vend dhe zëdhënësit e tij, nuk lejohen që t’iu dërgojnë medias krimet e ndodhura.

Të fundit