Flash News

KRYESORE

Top Channel pranon reklamën e koncesionarëve, promovon taksën në ‘Rrugën e Kombit’

Top Channel pranon reklamën e koncesionarëve, promovon taksën

Televizioni më i madh në vend, Top Channel ka pranuar së fundmi ofertën e ‘Albania highway concession’ për të promovuar te publiku taksën që do të paguhet për kalimin në ‘Rrugën e Kombit’.

‘Albania highway concession’ është konsorcium i kompanive ‘Kastrati’ dhe ‘Salillari’ dhe ka përgatitur një reklamë ku taksa për rrugën ‘shitet’ si një domosdoshmëri për të ulur numrin e aksidenteve. Gjithashtu, në këtë reklamë thuhet se banorët e Kukësit dhe udhëtarët e shpeshtë nga Kosova do të pagujnë një tarifë më të ulët.

Përveç Top Channel, Politiko.al ka identifikuar edhe RTSH-në si transmetuese të kësaj reklame që promovon taksën e kundërshtuar nga banorët e qarkut më të varfër në Shqipëri.

*Reklama e transmetuar në Top Channel dhe RTSH

Të fundit