Flash News

KRYESORE

Top Channel rikthen spikeren e lajmeve

Vera që sapo u mbyll shënoi një merakto jo të vogël sa i takon gazetarëve. Emra të njohur të ekraneve braktisën televizionet ku u shfaqën për vite me radhë, për t’u shfaqur në sezonin e ri në ekrane të tjera.

Nga Top Channel, krahas disa gazetarëve të Departamentit të Informacionit u larguan edhe disa spikera të lajmeve, si Juli Kristafi, Arlind Isai dhe Denisa Pasholli.

Për zëvendësimin e tyre, Top Channel ka vendosur të rikthejë Monika Stafën, e cila për disa vite me radhë ishte pjesë e Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Ditën e sotme, ishte Monika Stafa ajo e cila prezantoi edicionin e lajmeve të orës 15:00 në Top Channel.

 

 

 

 

Të fundit