Flash News

KRYESORE

Top Channel zyrtarizon ‘blerjen’ e Eni Vasilit, do drejtojë emisionin politik dy herë në javë

Top Channel zyrtarizon ‘blerjen’ e Eni Vasilit, do drejtojë

Gazetarja Eni Vasili i është bashkuar Top Channel. lajmi e ka bërë të ditur vetë televizioni teksa jep edhe detaje sa i takon emisionit që do të drejtojë Vasili.

Top Channel thotë se Eni Vasili do të drejtojë emisionin politik të këtij ekrani që do të transmetohet dy herë në javë, të hënën dhe të enjten.

Top Channel bën të ditur se Vasili ‘do të shfaqet jo vetëm në një logo të re ekrani, por edhe me logo të re emisioni, ashtu siç do jetë risi edhe koncepti i programit në tërësi’.

Emisioni politik i drejtuar nga Eni Vasili, sipas Top Channel, do të ketë një logo të re ndërkohë që edhe studio ku do të zhvillohet debati politik, do jetë një tjetër surprizë e këtij sezoni televiziv.

 

Të fundit