Flash News

KRYESORE

Topalli bisedon me Berishën, Bregu e qeshur dhe Patozi me deklaratë, deputetët e PD të mbetur jashtë marrin pjesë në seancë

Deputetët e PD që u lanë jashtë nga kryetari Lulzim Basha për zgjedhjet e 25 qershorit kanë marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.

Jozefina Topalli e ulur në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha, është para duke biseduar qetësisht me këtë të fundit. Ndërkohë, edhe Majlinda Bregu ka treguar qetësi dhe është fokusuar duke buzëqeshur nga kamerat.

Pak më i tensionuar ka qenë Astrit Patozi, i cili me anë të një deklarate përpara kamerave sfidoi kryetarin Basha për të ardhmen në PD.

Patozi shfrytëzon seancën e Kuvendit për t’i hapur sfidë publike Bashës: Me gjete në PD dhe aty do jem kur të largohesh

Të fundit