Flash News

KRYESORE

Topalli ‘hedh poshtë’ propozimin e Bashës: Respektimi i masave shumë më i rëndësishëm se testimet në masë

Topalli ‘hedh poshtë’ propozimin e Bashës: Respektimi i

Ish- kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në një lidhje direkte me Report Tv ka komentuar situatën me koronavirusin në Shqipëri.

Duke u distancuar politikisht, ajo ra dakord me kryeministrin Rama kur tha se është shumë e rëndësishme mbyllja në shtëpi, vendosja e maskave, ruajtja e distancës.

‘Kjo është ajo që sjellë një kurbë më të ulët’, shprehet Topalli, duke dalë kështu në mënyrë indirekte kundër kërkesës së PD, që kërkon më shumë teste.

"Debati për testimet është debat global, nuk mund ta trajtojmë këtë cështje thjesht si në Shqipëri se është betejë planetare, janë tema të debateve që zhvillohen në çdo vend.

Shikoni Portugalinë dhe Spanjën, në Portugali vetëm për shkak të zbatimit të masave numri i të prekurve është shumë më i ulët se ai në Spanjë, prandaj ftesa ime është që të qëndrojnë në shtëpi, të vendosin maskën dhe të respektojnë distancën kur e kanë të domosdoshme", tha Topalli.

Të fundit