Flash News

KRYESORE

Topalli jashtë listës, deputetja Ulqinaku: Ndryshimi i elitave sjell më shumë frymëmarrje

Topalli jashtë listës, deputetja Ulqinaku: Ndryshimi i elitave sjell

Deputetja e PD-së në qarkun e Shkodrës, Izmira Ulqinaku është pyetur sërish për lënien jashtë liste të Jozefina Topallit dhe marrëdhënies që ajo ka me ish-kryetaren e Kuvendit. Në një intervistë për ‘Gazetën Shqiptare’, Ulqinaku ka rrëfyer se me Topallin është njohur kur ishte pjesë e Forumit Rinor dhe vlerëson kontributin e saj në politikën shqiptare.

Gjithsesi, deputetja e re e PD-së beson se ndryshimi i elitave sjell më shumë frymëmarrje në politikë, ndërsa thekson se votuesi demokrat në Shkodër nuk është i lidhur me emra të veçantë.

“Nuk besoj se votuesi demokrat në Shkodër të jetë i lidhur me emra të veçantë. Mjafton të kujtojmë se Partia Demokratike vazhdimisht ka pasur ndryshime të mëdha në listat e deputetëve, apo emrat e kryetarëve të bashkisë në Shkodër (besoj se më shumë se kudo tjetër) dhe ka fituar gjithmonë. Unë jam njohur me Znj.Topalli që kur kam qenë në forum rinor. Ajo ka sjellë një kontribut të madh në politikën shqiptare, por siç e përmenda, listat e deputetëve kanë pësuar çdo herë ndryshime. Një ndër gjërat më të dobishme në një demokraci është ndryshimi i elitave, besoj se do të ketë Parlamenti dhe politika më shumë frymëmarrje”, ka deklaruar Ulqinaku.

Të fundit