Flash News

KRYESORE

Topalli nuk bën fushatë në bazë, por i ankohet të huajve për Lulzim Bashën

Topalli nuk bën fushatë në bazë, por i ankohet të

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli nuk pranoi të kandidonte për kreun e Partisë Demokratike, pasi hodhi dyshime për manipulimin e garës. Topalli nuk i është përgjigjur pozitivisht as thirrjes së Astrit Patozit, për të ndërmarrë veprime kundër Lulzim Bashës bazuar në statutin e PD-së, por ka vendosur të ankohet te të huajt.

Jozefina Topalli është takuar me zëdhënësin e Grupit Parlamentar të CDU/CSU për Ekonominë, Joachim Pfieffer, të cilit i ka shprehur shqetësimin për rrezikun që Shqipëria të mbetet pa një opozitë të vërtetë.

Reagimi i Jozefina Topallit:

Vendi pa opozite!

Me Dr. Joachim Pfieffer ( zedhenes i grupit parlamentar CDU/Csu ne Bundestag per ekonomine dhe energjine , dhe Elke Kreiser.

Ata ishin njohur me rezultatin rrenueës te Opozites me 25 qershor .

Bashkebiseduam per zhvillimet e fundit politike.

I njoha ata me kercenimin qe shfaqet pas rreth gati 3 dekadash, kur nje kryetar partie ( i vete shpallur i vetengrire), nuk leshon karrigen, edhe pasi ka rrenuar partine qe drëjtoi, me 230 mije vota me pak , ose me nje renie rreth 35% me te thelle nga humbja e fundit, ne kushtet e qeverise me te keqe te Edi Rames.

Une shpreha shqetesimin e thelle per rrezikun e mbetjes se vendit edhe pa nje opozite te vertete, si gjeja me kercenuese per nje vend qe ka jetuar 50 vite ne diktature .

Të fundit