Flash News

KRYESORE

Topalli nuk pranon zgjedhje më 22 korrik: Basha t’i jap fund pengmarrjes së partisë

Topalli nuk pranon zgjedhje më 22 korrik: Basha t’i jap fund

Jozefina Topalli nuk ka hedhur kandidaturën e saj për kreun e PD-së, në zgjedhjet që do të zhvillohen më 22 korrik. Në një dalje për mediat, Topalli akuzoi kryetarin ende në detyrë, Lulzim Bashën, për të cilin tha se ka marrë peng parinë.

Topalli kërkoi një garë të barabartë në PD, me proces të hapur dhe debat, si dhe kërcënoi Bashën se do të përballet me zemërimin e demokratëve nëse nuk pranon kushtet.

Pjesë nga fjala e Jozefina Topallit:

Zoti Basha shpreson se nëpërmjet garës së rreme mund të shndërrohet nga humbës në fitimtar. Demokratët nuk ja falin kurrë edhe sikur të manipulojë 100% garën. Basha është katastrofa e PD-së, ai rrëzoi në gjumë PD-në dhe i dha ndihmën më të madhe zotit Rama. Basha kërkon me çdo kusht të manipulojë procesin, duke shkelur brutalisht statutin. Basha nuk pranon barazi në garë, nuk pranon garë. Zoti Basha tmerrohet nga forumet, sepse tmerrohet nga e vërteta. Ne kërkojmë një garë të barabartë, rregulla të ndershme, proces të hapur, konkurrencë të vërtetë, ballafaqim dhe debat. Të gjitha këto janë kushte të panegociueshme. Pa ato në PD nuk mund të ketë dhe nuk ka garë.

Sa më shpejt të realizohen nga Basha këto, aq më shpejt do të fillojë ringirtja e PD.

I bëj thirrje që t’i jap fund pengëmarrjes së partisë, përpara se të përballet me zemërimin e demokratëve.

Të fundit