Flash News

KRYESORE

Topalli: Po shkojmë drejt zgjedhjeve pa përmbushur as minumumin e gjërave, vendi është pa alternativë

Topalli: Po shkojmë drejt zgjedhjeve pa përmbushur as minumumin e

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka reaguar pas dekretimit të 25 prilit 2021 për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Ajo shprehet se vendi rrezikon të shkojë drejt zgjedhjeve të ardhshme pa përmbushur as minumumin e gjërave, për shkak të vakancave të gjata të politikanëve dhe për shkak të mos mbledhjes së Keshillit Politik.

Topallit i duket e çuditshme që opozita duket kaq e rehatuar dhe nuk kërkon shtyrjen e procesit zgjedhor dhe sipas saj ata që bërtasin për zgjedhje të lira, lajmërojnë për një linjë konflikti në muajt e ardhshëm.

Ish-kryeparlamentarja shton më tej se Rama, Meta dhe Basha janë bashkë dhe se vendi është pa alternativë. Sipas saj, tre emrat e mësipërm grinden vetëm për pjesët tek koncesionet e tenderat, ndërkohë vendi ka nevojë dëshpëruese për ndryshim.

Reagimi i plotë:

Vakancat e gjata te politikaneve dhe hipokrizia per zgjedhe te lira!

Presidenti Meta dekretoi që zgjedhjet për Kuvendin të mbahen më 25 prillin e ardhshëm, pothuaj 8 muaj përpara.

Por ligji per zgjedhjet nuk eshte gati.

kQZ nuk eshte gati; pergatitjet per digitalizimin e procesit nuk eshte kerkund.

Marrja e pushimeve nga politikanet ka shtyre punen per votimin e ndryshimeve te nevojshme ne kodin zgjedhor.

Per shkak te pushimeve ende nuk ka filluar puna per ndertimin e KQZ, e cila duhet ndertuar nga e para me nje organizim e strukture krejt tjeter.

Nderkohe pergatitjet per identifikimin e zgjedhesve si nje nder kerkesat e “opozites” jashte parlamentit ende s ka filluar.

Edhe keta me pushime... per Keshillin Politik eshte e tepert te pretendosh te mblidhet... si nje strukture e cuditshme qe eshte , natyrisht edhe ajo vazhdon vakancat..

Ne fakt per shkak te vacancave te gjata te politikaneve; per shkak te mos mbledhjes se Keshillit Politik , vendi rrezikon te shkoje drejt zgjdhjeve te ardhshme pa permbushur as minumumin e gjerave .

Qe qeveria nuk shqetesohet per standarte kjo eshte e kuptueshme, por qe opozita te jete aq e rahatuar sa te vazhdoje vacancat dhe te mos shtyje procesin kjo eshte e çuditshme .

Heshtja per sa me lart nga te gjitha anet flet per hipokrizine e atyre qe bertasin per zgjedhje te lira ose lajmeron per nje linje konflikti ne muajt e ardhshme.

Qytetaret qe ndjekin politiken nga ekrani kane nje koment...

Prap keta?Prap Edi Rama, Ilir Meta e Lulzim Basha?

Ne fakt vendi eshte pa alternative.

Tre emrat me lart jane bashke . Ata grinden vetem per pjeset tek koncesionet e tenderat.

Nderkohe Vendi ka nevoje deshperuese per ndryshim.

Qytetaret duan shprese. Protestat ne Minsk jane nje frymezim edhe per shqiptaret kundra nje klase politike te korruptuar e te deshtuar si kjo e jona.

Shpresa nuk do jete kurre e heshtur.

Me vote, me proteste apo me te dyja bashke qytetaret do clirojne vendin nga 3-4 vete ( kryetare partish)qe e mbajne peng ate.

 

Të fundit