Flash News

KRYESORE

Topalli shfaqet në ceremoninë e rëndësishme, por shmang takimin me Bashën dhe Berishën

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka marrë pjesë në ceremoninë e vendosjes së bustit të Pjetër Arbnorit, ish-kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, në lulishten e këtij institucioni.

Topalli është takuar me të pranishmit e shumtë në këtë ceremoni, por ka shmangur përshëndetjen me kryetarin e PD, Lulzim Basha dhe ish-kryetarin Sali Berisha. Ajo është afruar pranë bustit pak minuta pas Basha dhe Berisha janë larguar prej aty.

Ndryshe nga disa zyrtarë të tjerë të PD-së, Topalli vijon të mbajë të ndezur konfliktin me Bashën dhe deputetët e tjerë të kësaj partie.

Të fundit