Flash News

KRYESORE

Topalli ‘shpërthen’ ndaj Bashës: 7 vite rresht tha s’ka marrëveshje me Ramën, sot po thotë me shkrim se “ashtu ishte loja”

Topalli ‘shpërthen’ ndaj Bashës: 7 vite rresht tha

Ish-kryetarja demokrate e parlamentit, Jozefina Topalli shpërthen ndaj kryedemokratit Lulzim Basha pas arritjes së marrëveshjes për reformën zgjedhore mes maxhorancës dhe opozitës.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Topalli shprehet se marrëveshja e sotme ishte një mënyrë për kreun e opozitës Lulzim Basha, që të thotë se “ashtu ishte loja”.

Topalli thotë se Basha u tërhoq më në fund nga të gjitha kauzat e tij në 7 vitet e fundit, nga “revolucioni” te “çadra e lirisë”, e tashmë nuk kërkon as “qeveri tranzitore”.

Reagimi i plotë i Topallit:

7 vite rresht tha se nuk ka zgjedhje me Edi Ramën.

Në funksion të kësaj bëri çadër, “revolucion”, dogji mandatet e demokrateve, nuk hyri në zgjedhje lokale, i dhuroi Ramës gjithë Parlamentin pasi i dhuroi mandatin e dytë,i dhuroi të gjitha Këshillat Bashkiakë, i dhuroi të gjitha Bashkitë...

Dhe ja sot po thotë me shkrim se “ashtu ishte loja”

Nuk kërkojnë më as qeveri tranzitore, as qeveri kujdestare, as qeveri kalimtare... Sipas Luli Basha- “Rama nuk qenka ai që thoshte se ishte...”

Këta janë dhe kanë qenë të gjithë bashkë.

Sonte ishin “felici e contenti” me kodin siç ishte.

Kjo kasë politike e korruptuar duhet shkulur!

Të fundit